Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaShpjegimi i Maliqit: Kosova mund të ishte bërë anëtare e KE shumë...

Shpjegimi i Maliqit: Kosova mund të ishte bërë anëtare e KE shumë vjet më parë

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, aktivisti i shoqërisë civile Agon Maliqi thotë se Kosova mund të ishte bërë anëtare e Këshillit të Europës shumë vjet më parë.

Maliqi tha përmes një postimi në Twitter se aleatët kryesorë europianë mbase kanë dashur t’i akomodojnë kundërshtimet e Rusisë.

“Kosova mund të ishte bërë anëtare e Këshillit të Europës shumë vjet më parë (kishte mjaft vota njohëse). Por aleatët e saj kryesorë europianë ka të ngjarë të preferojnë (ndër të tjera) të akomodojnë kundërshtimet e Rusisë (tingëllon e njohur?). Test i ri i përkushtimit të tyre për shtetësinë e Kosovës”, shkoi ai.

Kosova ka aplikuar zyrtarisht të enjten për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës. Ministrja e Punëve të Jashtme e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në KE pasi në një mbledhje të jashtëzakonshme, Qeveria obligoi MPJ-në që t’i zhvillojë procedurat për anëtarësim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments