Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një depo municionesh në Serbi.
Kompania “Sloboda”, e cila ndodhet në Çaçak, rreth 140 kilometra larg Beogradit, njoftoi se zjarri kishte kapluar një pjesë të fabrikës, e cila ishte projektuar për ruajtjen e disa produkteve të municionit.
Nga raportimet e deritanishme, nuk ka pasur të lënduar nga ky shpërthim, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në fabrikë.
Anëtarët e sektorit të emergjencave në Ministrinë e Brendshme të Serbisë kanë thënë se brenda 24 orëve do të arrijnë të zbulojnë shkakun e shpërthimit.
Mediat serbe raportojnë se situata tashmë është më e qetë në atë pjesë dhe se më nuk po shihet tym nga fabrika