Ka shpërthyhet një zjarr në një shkollë në Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, i cili tha se rasti ka ndodhur konkretisht rrugën “Aziz Zhilivoda”
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës”, u shpreh ai.
Tutje, Borovci ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.