Sunday, November 24, 2024
HomeBotaShpërthen një bombë në një stacion treni në Mynih, ka të plagosur

Shpërthen një bombë në një stacion treni në Mynih, ka të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar pranë një stacioni të trenit në qytetin e Mynih të Gjermanisë, teksa raportohet për tre persona të plagosur. Shpërthimi, i cili besohet të jetë shkaktuar nga një bombë e Luftës së Dytë Botërore, bëri që zyrtarët të ndalonin të gjitha shërbimet e trenave.

Shpërthimi ndodhi në një kantier ndërtimi pranë stacionit të trenit kur punëtorët po kryenin punimet e shpimit, tha departamenti i zjarrfikësve të qytetit.

Tre personat që u plagosën po punonin në vendngjarje, njëri prej të cilëve pësoi lëndime të rënda, raportoi agjencia e lajmeve AFP.

Shërbimi hekurudhor i Gjermanisë Deutsche Bahn tha se ka pezulluar shërbimin hekurudhor si masë paraprake pasi shpërthimi ndodhi pranë një ure ku duhet të kalojnë të gjithë trenat brenda dhe jashtë stacionit.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, Deutsche Bahn tha se shpërthimi aksidental i një “bombë ajrore” të kohës së Luftës së Dytë Botërore ishte shkaku i shpërthimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments