Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaShpend Ahmeti kapet sërish me Xhevdet Pozharin: Hala po fol ti a?

Shpend Ahmeti kapet sërish me Xhevdet Pozharin: Hala po fol ti a?

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmet, i ka reaguar analistit të VV’së, Xhevdet Pozhari ku ky i fundit i ka thënë “A po tuti që Arbeni ka me I gjet dallaveret kur të vjen në Komunë?”.

 

Ahmeti përmes një postimi në facebook i është kundërpërgjigjur Pozharit duke i thënë “Qysh e fajësove viktimen ne Ferizaj, mos po don tash mi fajësu 32 viktimat sot qe s’janë vaksinu dhe që se kanë kqyr gomarin”, shprehet Ahmeti.

“Hala po fol ti a? Ma se të boj me mshel facebookun!”

“Nuk isha marr me ty kurrë, po po du me të distancu ty e llojin tënd prej vv se sbesoj se lejojnë kësi përfaqësimi”.

“Qysh e fajësove viktimen ne Ferizaj, mos po don tash mi fajësu 32 viktimat sot qe s’janë vaksinu dhe që se kanë kqyr gomarin”.

Ndër të tjera kryetari i Prishtinës, Ahmeti ka thënë se kjo është hera e parë dhe e fundit që merret me analistin e VV-së, Xhevdet Pozhari.

Postimi i plotë:

Hala po fol ti a? Ma se të boj me mshel facebookun.
Nuk isha marr me ty kurrë, po po du me të distancu ty e llojin tënd prej vv se sbesoj se lejojnë kësi përfaqësimi.
Qysh e fajësove viktimen ne Ferizaj, mos po don tash mi fajësu 32 viktimat sot qe s’janë vaksinu dhe që se kanë kqyr gomarin.
Qysh ke thene vetë, Albini flet mrekulli, budallenjtë budallaki. Ishalla nuk të merr Arbeni ne shtab përkunder intervencave, se boll po munohesh, e qateherë përnime gëzohen shtabet tjera.
Arbeni ne kabinet vetëm udhëzime mundet me gjet! E mirë se vjen kushdo që fiton!
P.s. E para dhe e fundit me ty dhe për ty në facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments