Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me partitë politike dhe premtimet e tyre për shkurtim të fushatës elektorale e respektimin e masave të pandemisë.
I pari i Prishtinës ka publikuar një postim në Facebook, përmes së cilit lë të kuptohet se partitë politike nuk do t’i respektojnë zotimet për të mos mbajtur tubime dhe për të mos thyer rregullat e pandemisë.
Ndryshe, partitë politike në takimin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë deklaruar se janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale dhe pro shkurtimit të fushatës elektorale.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.