Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas një sulmi fizik që u bë ndaj një mjeku në QKMF-në e kësaj komune.
Bulliqi tha se sulmi ndaj mjekut është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm.
Tutje ai kërkoi nga organet e rendit të marrin masat ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit.
Postimi i plotë:
Sulmi ndaj mjekut në QKMF në Podujevë është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm.
Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj mjekut në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit.