Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaShpejtim Bulliqi betohet si kryetar i Podujevës

Shpejtim Bulliqi betohet si kryetar i Podujevës

Shpejtim Bulliqi është betuar sot për herë të dytë si kryetar i Komunën se Podujevës.

 

Ai tha se vullnetin dhe besimin e qytetarëve do ta shpaguajnë me punë të mira dhe me projekte të rëndësishme.

“Sot, zyrtarisht u betova si Kryetar i Komunës së Podujevës. Emocion i veçantë, nder e përgjegjësi e jashtëzakonshme. Ju betohem se vullnetin dhe besimin tuaj, do ta shpaguajmë me punë të mira e projekte të rëndësishme për komunën tonë”, ka shkruar Bulliqi në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,Sot, zyrtarisht u betova si Kryetar i Komunës së Podujevës. Emocion i veçantë, nder e përgjegjësi e jashtëzakonshme.

Ju betohem se vullnetin dhe besimin tuaj, do ta shpaguajmë me punë të mira e projekte të rëndësishme për komunën tonë.

Komuna e Podujevës do t’i mirëpres, dëgjojë e sigurojë bashkëpunim e bashkëveprim korrekt me të gjithë, pa asnjë dallim e diskriminim. Komuna është shtëpia jonë e përbashkët.

Andaj, ftoj të gjithë qytetarët padallim partie, të bëhemi bashkë, të punojmë shumë, ta forcojmë e zhvillojmë komunën tonë.

Na priftë e mbara!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments