Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaShpallja e rezultateve në Han të Elezit pa vendim të Gjykatës Supreme...

Shpallja e rezultateve në Han të Elezit pa vendim të Gjykatës Supreme pritet me kritika

Eugen Cakolli nga KDI-ja e ka kritikuar shpalljen e rezultateve në Han të Elezit, pa vendim të gjykatës Supreme.

 

Ai tha se Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve nuk duhet dhe nuk ka të drejtë t’i shpallë rezultatet përfundimtare në komuna ku ende nuk është ezauruar afati ligjor për ankesë në Supreme.

“KQZ-ja nuk duhet dhe nuk ka të drejtë t’i shpallë rezultatet përfundimtare në komuna ku ende nuk është ezauruar afati ligjor për ankesë në Gjykatën Supreme – që sipas vendimit të PZAP-së është 24 orë. Kjo, pa paragjykuar se a do të ketë ankesë apo cili mund të jetë epilogu i saj”, ka shkruar Cakolli në rrjetin social Facebook.

Tutje, ai tha se vendimi për shpalljen e rezultateve për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, pa u përmbyllur afati 24-orësh për ankimim, përveç se precedent i gabuar, e cenon parimin e sigurisë juridike të kandidatëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments