Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasditen e së martës ndërsa duke ishin duke lëvizur me dy mjete lundruese jet sky në zonën e Llamanit në Himarë, së bashku me dy shokë të tjerë.
Sipas të dhënave paraprake, dy të rinjtë dyshohet se janë përplasur me me njëri-tjetrin dhe kanë marrë plagë të rënda.
Për pasojë 16-vjeçari K.Xh. banues në Tiranë ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe në kokë dhe është dërguar me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, ndërkohë që plagë ka marrë dhe shoku i tij D. K., 17 vjeç.
Menjëherë drejt tyre kanë shkuar pushuesit e tjerë dhe policia të cilët i kanë nxjerrë në breg.
Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërtetën.
Në vijim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasin U. K., 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.
Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”