Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaShkullaku: Zgjedhjet lokale s’do të jenë reflektim për qeverisjen e Vetëvendosjes

Shkullaku: Zgjedhjet lokale s’do të jenë reflektim për qeverisjen e Vetëvendosjes

Opinionisti Armand Shkullaku ka thënë se zgjedhjet lokale nuk kanë të bëjnë me shpërblimin apo ndëshkimin e qeverisjes së deritanishme të Vetëvendosjes.

 

Ai mendon se vota lokale ka më shumë të bëjë më kandidatët si individë sesa me partitë, njofton Klan Kosova.

“Këto zgjedhje lokale nuk do t’i shikoja si një reagim apo përgjigje për qeverisjen gjashtëmujore të Vetëvendosjes, me përjashtim të Prishtinës. Është ende shpejt që një mënyrë qeverisjeje ta shikosh të reflektohet në votë lokale, qoftë pozitivisht apo negativisht”.

Por, për kandidatin e Prishtinës të Vetëvendosjes, Arben Vitia, ai thotë se bën përjashtim meqë është ndër figurat kyçe të Qeverisë Kurti dhe prandaj ka edhe barrën e qeverisjes në qendër.

Megjithatë, Shkullaku thotë se Vetëvendosje nuk do ta ketë rezultatin që kishte në zgjedhjet e përgjithshme edhe për faktin e përzgjedhjes së kandidatëve për komuna.

“Disa figura të Vetëvendosjes nuk janë aq popullore dhe magnetike elektoralisht siç kanë qenë figurat tjera në zgjedhjet e përgjithshme. Nuk janë në nivelin që Vetëvendosje ka pretenduar të paktën në qeverisje. Vetëvendosje do të tentojë që të përsërisë një sukses të madh, por unë s’e shikoj të mundur. Ndoshta në votë popullore mund të arrijë një rezultat të mirë në asamble, por do të jetë larg 50 përqindëshit. Figura me të cilin përfaqësohesh ndikon edhe te qytetarët. Vota lokale nuk është thjesht votë kundër, nuk është votë refuzimi, nuk është votë kontestimi”.

Shkullaku në Rubikon tha se në 20 vjetët e fundit zgjedhjet lokale janë pak më ndryshe sesa zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

“Sigurisht që në ato të përgjithshmet ka bastione të partive tradicionale të Kosovës ku këtu fus LDK, PDK dhe AAK, të cilat kanë pasë bastionet e tyre dhe prej të cilave janë ngritur dhe janë shtrirë në gjithë Kosovën siç është rasti i PDK-së. Por, ka parti që kanë ngelë thuajse rajonale siç është rasti i AAK-së. Mirëpo, këto bastione do të jenë edhe në këto zgjedhje lokale”.

“Po e marrim rastin e LDK-së që nuk pati rezultat të mirë në zgjedhjet e përgjithshme, por ka individë kryetarë që kanë përfaqësuar LDK-në dhe fakti që ka edhe një lidership të ri do të jetë në favor edhe për këta kandidatë që kanë përvojë të mirë dhe që do të rikandidojnë. Një ose dy individë të tillë i shoh edhe te AAK-ja. PDK-në e shikoj më të vështirë. Në këto zgjedhje mund të pësojë rënie sikur atë që e përjetoi LDK në zgjedhjet e përgjithshme, PDK mund ta pësojë në lokale”.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments