Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeShkollat në rinovim, nuk shtyhet mësimi

Shkollat në rinovim, nuk shtyhet mësimi

Shkolla fillore “Meto Bajraktari” hapi dyert të hënën.

Por, në të patën mundësi të hynë vetëm punëtorët të cilët po e rinovojnë këtë shkollë.

Në këtë gjendje u pa kjo shkollë e kryeqytetit vetëm pak ditë para se të fillojë viti i ri shkollor.

Por, pavarësisht kësaj nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës, thonë mësimi në të, do të nis me 1 shtator.

“Nuk ka me pas shtyrje të fillimit të vitit shkollor në asnjë shkollë të kryeqytetit. Në shkollat të cilat mund të vazhdojnë punimet edhe pas datës 1 shtator ne do të sigurohemi që punimet të mos e pengojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor”, drejtoresha e Arsimit në kryeqytet, Besianë Musmurati.

Të bindur se do të gjendet një zgjidhje, janë edhe në Këshillin e Prindërve.

“Shkollat janë në rinovim, por mund të bëhet zgjidhje që mësimi të fillojë më 1 shtator. Në rastet e kaluara kur shkollat kanë qenë në rinovim, është bërë zgjidhja që (nxënësit) të shkojnë në shkollat e tjera. Fëmijët nuk kanë mbetur pa shkuar në shkollë”.

Shkolla fillore “Meto Bajraktari” është në mesin e pesë shkollave, në të cilat po kryhet rinovim i tërësishëm.

Punime të tilla po kryhen edhe në shkollën fillore “Naim Frashëri”, “Gjergj Fishta”, “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe “Gjin Gazulli”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments