Shkodran Mustafi i cili është aktualisht pa skuadër, duket se do të bëhet me një të tillë.
Torino ka arritur marrëveshje me Mustafin për transferimin e tij, i cili tashmë veçse ndodhet në qytet, raporton Gianluca Di Marzio.
Kjo do të jetë përvoja e dytë e karrierës në Itali për Mustafin, pasi lojtari veshi fanellën e Sampdorias për tre sezone, duke zhvilluar 53 paraqitje, një gol dhe dy asistime në Serie A dhe Serie B.
Një goditje tjetër nga Torino, lojtari belg Praet i cili i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.
Mustafi tashmë ka zbritur në Torino, në mbrëmje ai do të kryejë ekzaminime mjekësore.