Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vend dhe nesër.
Sipas IHMK’së, të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me rritje të lehta të temperaturave maksimale dhe me riga shiu.
“Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Nuk përjashtohen mundësit që të ketë riga të intensitetit të dobët. Dita e enjte parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë. Në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë)”, ka njoftuar Instituti.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.