Prsishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë këtyre ditëve në vend. Të shtunën pritet të jetë kryesisht me diell e shumë ngrohtë, derisa nga e diela pritet periudhë me mot jostabil, me shi e bubullima.
Ditën e diel sjell mot jostabil mbi vend, ku priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Të hënën më freskët e priten edhe shtrëngata me shi. Nga dita e martë, do të mbajë mot i ndryshueshëm, do të ketë edhe vransira dhe diell, për derisa rreth viseve malore mund të mbeten mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.
Indeksi i cilësisë së ajrit edhe do të mbetet përreth vlerave të pranueshme gjatë kësaj periudhe.
Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta dhe të larta ditën e shtunë e diel, e në këto kushte preferohet ekspozim më minimal ndaj rrezeve të diellit orëve të mesditës.
5.06 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite përreth relieveve zhvillime të vransirave, e më vonë në perëndim të vendit mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me bubullima.
6.06 – Kryesisht me vransira. Ditën priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.
7.06 – Kryesisht me vransira. Që nga mëngjesit priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi. Reshjet pritet të pushojnë gjatë mbrëmjes.
8.06 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore mund të ketë rrebeshe shiu me bubullima.
9.06 – Vransira dhe intervale me diell, e orëve të pasdites përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.
Temperaturat e ajrit pësojnë rënie përreth vlerave mesatare nga dita e shtunë. Minimalet luhaten nga 9C deri në 15C të hënën, e maksimalet zbresin nga 27C të shtunën deri në 21C të hënën.
Era do të fryj e lehtë nga perëndimi e jugperëndimi ditën e shtunë, e nga e diela edhe mesatare nga krahu verior 3-12m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.