Saturday, November 16, 2024
HomeBotaShfaqen rastet e para të variantin “Mu” në Turqi

Shfaqen rastet e para të variantin “Mu” në Turqi

Varianti “Mu” i COVID-19 është zbuluar në dy persona në Turqi.

I identifikuar për herë të parë në Kolumbi këtë janar, varianti “Mu” deri tani është gjetur në 39 vende teksa kohët e fundit u klasifikua si një “variant interesi” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas OBSH-së, varianti përbën më pak se 0,1 përqind të infeksioneve në të gjithë botën, por prevalenca e tij në Kolumbi dhe Ekuador është në rritje dhe ka qenë përkatësisht në 39 përqind dhe 13 përqind, deri në fund të gushtit.

Duke folur me gazetarët, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se Turqia po monitoron situatën dhe asnjë masë e re nuk merret parasysh për momentin.

Ai tha se llojet Delta dhe Delta plus aktualisht përbëjnë mbi 90 përqind të rasteve në Turqi, por shifra pritet të bjerë gradualisht pasi më shumë njerëz vaksinohen.

“Është thelbësore që ne të vazhdojmë të respektojmë maskën, distancimin social dhe rregullat e higjienës derisa të arrihet imuniteti i tufës”, tha ai.

Nën masat e reja që hynë në fuqi të hënën, njerëzit që nuk janë plotësisht të vaksinuar ose nuk janë shëruar kohët e fundit nga COVID-19 duhet të paraqesin një test negativ të PCR-së për udhëtimet me avion, autobus dhe tren.

Turqia ka raportuar më shumë se 6 milionë raste me virus dhe rreth 53 mijë vdekje deri më sot.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments