Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur me thikë nga një italian pas sherrit për një vajzë.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën Garibaldi të Certaldo.
Italiani 28-vjeç nga zona e Sienës qëlloi me thikë 35-vjeçarin shqiptar në sy të vajzës.
Ata ishin të ftuar të dy në festën që zhvillohej në shtëpinë e saj por në debat e sipër, janë përleshur me njëri tjetrin, duke shkuar deri në përdorimin e thikës.