Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeSherifi: Sjelljet e Kurtit pas balotazhit shpjegohen me sindromën e “perandorit të...

Sherifi: Sjelljet e Kurtit pas balotazhit shpjegohen me sindromën e “perandorit të vogël”

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është mbushur mend as pas rezultatit të balotazhit. Ai tha se Kurti është duke vazhduar që të sillet me arrogancë, teksa shtoi se këtë po e bën ndaj njerëzve të tij.

Sherifi përmes një postimi në “Facebook”, tha se kjo sjellje e Kurtit pas balotazhit shpjegohet me sindromën e “perandorit të vogël”.

“Në vend se të merr përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve ai fajson strukturat e organizatës, edhe pse me të njejtat struktura më 14 shkurt fitoi zgjedhjet parlamentare me mbi 50% të votave. Kur fiton meritat janë vetëm të tij, kur humb fajtor janë të gjithë tjerët përveç atij. Ju ka mbushë mendja që me të nuk ka, se nuk i gjindet qifti në krejt shqiptarinë, e besa edhe më gjerë! Epo, nëse strukturat nuk i përgjigjen “madhësisë” së VV-së, siç deklaron Kurti, atëherë, lirisht mund të themi se as “Kosova e vogël” nuk i përgjigjet ambicieve të (lartë)madhësisë” së Albin Kurtit!  Një sjellje të tillë më së miri e spjegon sindroma  e “perandorit të vogël”!”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë.

As rezultati i balotazhit nuk e paska mbushë mend kryetarin e VV-së Albin Kurti. Vazhdon edhe më tej me arrogancë. Kësaj rradhe ndaj njerëzve të vet!

Në vend se të merr përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve ai fajson strukturat e organizatës, edhe pse me të njejtat struktura më 14 shkurt fitoi zgjedhjet parlamentare me mbi 50% të votave. Kur fiton meritat janë vetëm të tij, kur humb fajtor janë të gjithë tjerët përveç atij. Ju ka mbushë mendja që me të nuk ka, se nuk i gjindet qifti në krejt shqiptarinë, e besa edhe më gjerë!

Epo, nëse strukturat nuk i përgjigjen “madhësisë” së VV-së, siç deklaron Kurti, atëherë, lirisht mund të themi se as “Kosova e vogël” nuk i përgjigjet ambicieve të (lartë)madhësisë” së Albin Kurtit!

Një sjellje të tillë më së miri e spjegon sindroma  e “perandorit të vogël”!

PS: më poshtë gjeni linkun sindroma e “perandorit të vogël”!

https://www.facebook.com/bsherifi/posts/10161228848338219

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments