Monday, November 25, 2024
HomeLajmeSherifi: Mbase Vjosa Osmani po e pret Albin Kurtin që të konkurrojë...

Sherifi: Mbase Vjosa Osmani po e pret Albin Kurtin që të konkurrojë për kryeprokuror

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi e ka bërë një reagim rreth deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se ai “më e rëndësishme kish me qenë me u pasë bë kryeprokuror”.

“Si duket për këtë arsye Vjosa Osmani deri më sot nuk e ka dekretuar Kryeprokurorin. Mbase është në pritje që Albin Kurti t’i plotësojë kriteret për të konkuruar për Kryeprokuror!”, ka shkruar Sherifi në Facebook.

Presidentja Vjosa Osmani nuk do ta dekretojë emrin e propozuar për kryeprokuror të vendit, por vendimin nuk e ka marrë ende. Për Albin Kurtin, pozita e kryeprokurorit është më e rëndësishme sesa ajo e kryeministrit të vendit. Po të mundte, shefi i Qeverisë do të ishte bërë vetë kryeprokuror.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments