Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaSherifi: Kurti po shkatërron gjithçka që është ndërtuar për 20 vjet

Sherifi: Kurti po shkatërron gjithçka që është ndërtuar për 20 vjet

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se kryeministri Albin Kurti me veprimet e tij po shkatërron gjithçka që është ndërtuar për 20 vjet.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Sherifi potencoi për shkak të gjendjes në vend rinjtë flasin vetëm për largimin e tyre nga Kosova. Madje ai pohon se Kurti ka prishur të gjitha raportet me aleatët të cilët sipas tij, kanë qenë hisedar në ndërtimin e shtetit.

“Diskuersi i z. Kurtit që thotë është shkatërruar Kosova, për njëzet vite mund lirisht të përdori diskursin  e tij dhe mund të thamë së çdo gjë që është ndërtuar për njëzet vite z.Kurti është duke e shkatërruar, mënyrën sesi çaste në çështjet më të rëndësishme të Kosovës, siç është zhvillimi ekonomik, integrimi i rinisë, hapja e vendeve të punës, nëse bëjmë një analizë te gjitha segmenteve të cilat Qeveri është duke punuar në e shohim që është një degradim që ka një ecje mbrapa, ne qytet nuk dëgjoni asgjë nga të rinjtë përveç sa të liberalizohen vizat do të largohem nga ky vend, ka prishur të gjitha raportet më të gjithë aleatet, arritjet e Kosovës nuk janë që janë arritur vetë, por së bashku më aleatet me mbështetje të tyre”.

Sherifi e vlerësoi edhe mundësinë që Procesi i Berlinit i jep Kosovës për t’u integruar në BE edhe pse e cilëson si një rrugë shumë të gjatë. Për këtë ai kërkon më shumë angazhim nga Qeveria, raporton EO.

“Mendojë që ajo është e vetmja rrugë drejtë integrimit evropian, nuk ka rrugë tjetër, Procesi i Berlinit është një nga instrumentet e vetme që Kosova dhe rajoni ka në dispozicion për t’u integruar në BE, rruga integruese është  e gjatë, por nuk ka rrugë tjetër, dhe Qeveria jonë duhet sa ma shpejtë të hekë nga agjenda çështjet e marrëveshjes ndërkombëtare, nuk mund t’i ik askush as z.Kurti, mbanë situatën e tensionuar në mënyre që njerëzit të mbajnë vëmendje vetëm te kjo temë, dhe të mos i ngritin çështje tjera, politika e jashtme  rrezikon shumë dhe rrezikon humbjen e aleateve, humbja e aleateve rrezikon edhe humbjen e kauzës sonë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments