Shërbimi inteligjent i Ukrainës ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhër për të përgatitur një katastrofë në centralin bërthamor të Çernobilit dhe më pas ta fajësojë Ukrainën.
Siç raporton “The Kyiv Independent”, rusët janë duke e bllokuar Ukrainën nga centrali i Çernobilit, i cili tash është pa rrymë dhe nuk është i lidhur në sistemin e monitorimit të Agjencisë së Energjisë Atomike.
Më herët u raportua se të gjitha termocentralet bërthamore të Ukrainës janë duke funksionuar në mënyrë stabile dhe nivelet e rrezatimit në vend mbeten të pandryshuara, sipas operatorit shtetëror të vendit.