Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaSheholli: Kurti të bisedojë me qytetarët serbë

Sheholli: Kurti të bisedojë me qytetarët serbë

Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që urgjent të shkojë nëpër komunat veriore, dhe të bisedojë me qytetarët serbë.

”I them Kurtit, që urgjent të shkojë nëpër komuna kryesisht veriore të Kosovës, dhe t’i vizitojë ato se janë të Republikës tonë, dhe të bisedojë me qytetarët serbë dhe me shoqëri civile, për shkak se duhet qetësim i situatës sepse ajo situatë mund të agravojë dhe mund të bëhet shumë më e vështirë për menaxhim”.

Tutje, Sheholli ka shtuar se veriu i Kosovës është rajon specifik.

”Veriu është më specifik, është më homogjen sa i përket kësaj, pra 95% serbë jetojnë në atë pjesë” tha ai.

Më tej, ai po ashtu ka komentuar edhe deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, duke thënë se Vuçiqi del si mbrojtës i serbëve të Kosovës.

”Përfaqësuesit serbë të Kosovës, në mbledhje, i thonë Vuçiqit se ‘’ne do të shkojmë prej Kosovës’’, kjo është hera e pestë dhe e gjashtë që vepron kështu. Dhe ky del si ai mbrojtësi i tyre dhe ju thotë: ‘’E çka nesër?’’ Kështu ju tha, kinse ‘’unë po ju lus juve’’, bile me një deklaratë më vonë, tha: ‘’Jam çudit, kanë qenë më radikalë, e kanë qenë kështu’’”.

Ai shtoi, duke thënë se e kupton këtë çasje të Vuçiqit, meqë zgjedhjet janë afër në Serbi.

”E unë e kuptoj këtë çështje sepse këtë e ka për fushatë zgjedhore atje, sepse nuk i ka punët mirë në Serbi. Pra, nuk i ka punët mirë me vota në Serbi. E unë e kuptoj arsyen se do t’ju duheshin edhe këto 30 mijë vota të serbëve të Kosovës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments