Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaShefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër, habit kur përmend “një nga...

Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër, habit kur përmend “një nga shenjat”

Imam Shefqet Krasniqi ka deklaruar se fundit i botës është shumë afër. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tha të gjitha shenjat e kiametit, nga zhveshja, lakuriqësia e femrave deri te lejimi i ndërtimit të gradaçelave.

 

Imami nga Prishtina ka deklaruar se të gjitha këto i ka përmbledhur edhe në një libër të shkruar nga ai vetë në vitin 2014.

“Unë së pari kur e kam thënë atë intervistë, kiameti është afër, e kam thënë Ramazanin e kaluar në një emision televiziv, pastaj është publikuar. Por për kiametin afër unë kam shkruar edhe libër, që e kam shkruar në 2014″.

“Ne si njerëz nuk e dimë saktë se kur do të ndodhë kiameti, nga që çështja e kiametit në mënyrë specifike i përket vetëm të madhit Zot. I madhi Zot ka lënë shenja të mëdha dhe të vogla të kiametit. Së pari, vijnë shenjat e vogla që janë me dhjetra dhe me qindra, të cilat i kam përmbledhur në libër. Shenja e parë e vogël e kiametit është ardhja e profetit Muhamed”, thotë Krasniqi.

Ai më tutje ka radhitur disa prej shenjave, që sipas tij, paralajmërojnë ardhjen e kijametit.

“Ai e ka thënë vetë: “Jam dërguar unë”. Disa nga shenjat që mund t’i ceki me shpejtësi janë: Vdekja e profetit Muhamed, përhapja e madhe e imoralitetit, përhapja e madhe e pije alkoolike dhe lejimi i tyre për t’u pirë, përhapja e fajdeve, ardhja në pushtet e njerëzve injorantë, njerëz që nuk dinë pothuajse asgjë për postin me të cilin janë ngarkuar, zhveshja, lakuriqësia e femrave siç është në ditët e sotme. Një prej shenjave të kiametit është ndërtimi i shtëpive, pallateve të mëdha, që bëjnë gara se duan të mbërrijnë në  qiell te Zoti. Një prej shenjave të kiametit është shtimi i madh i vrasjeve”, deklaroi ai. l.k/abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments