Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeShefja e USAID rekapitulon vizitën: E di që ende ka plagë në...

Shefja e USAID rekapitulon vizitën: E di që ende ka plagë në këtë vend, por është mahnitëse të shohësh progresin

Shefja e USAID’it, Samntha Power, pas vizitës që pati dje në Kosovë ka publikuar një video me përmbledhje të vizitave të saj dhe mesazhet që ajo solli këtu.

Power tha se e di që në vend ka ende plagë, por u shpreh e mahnitur me progresin që ka parë këtu që nga vizita e saj e fundit më 99-ën. “Kjo është hera ime e parë në Kosovë që nga 1999-a. E di që plagët vazhdojnë të jenë në këtë vend, por është e mrekullueshme të shoh progresin që është bërë këtu”.

Ajo përmendi edhe takimet që pati këtu me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, si dhe të rinj kosovarë të fushave të ndryshme, duke shtuar se misioni i USAID që të ndihmojë qytetarët e Kosovës për të zgjeruar mundësitë ekonomike dhe për të ndihmuar rritjen ekonomike.

“Ne vërtet mezi presim të shohim progres politik dhe të ndihmojmë në atë lloj ekonomike që do t’ua bëjë jetën më të mirë njerëzve të zakonshëm këtu në Kosovë”.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments