Sunday, November 24, 2024
HomeBotaShefi i Pfizer: Evolucioni sapo ka nisur, do të na duhet një...

Shefi i Pfizer: Evolucioni sapo ka nisur, do të na duhet një formulë e re për vaksinën Anti-Covid

Një formulë e re për vaksinën anti-Covid të Pfizer/BioNTech mund të jetë e nevojshme brenda mesit të vitit të ardhshëm, për shkak të mutacionit të koronavirusit, tha CEO i BioNTech, Ugur Sahin, në një intervistë për “Financial Times”.

“Këtë vit nuk na nevojitet një vaksinë e ndryshme. Por deri në mesin e vitit tjetër, situata mund të jetë ndryshe”, tha Sahin. Ai pranoi se variantet që janë në qarkullim, sidomos ai Delta, janë më ngjitës, por jo aq të ndryshëm nga varianti fillestar sa për të minuar efikasitetin e vaksinave aktuale.

Megjithatë, ai beson se virusi do të pësojë mutacione të tjera që mund t’i shpëtojnë imunitetit që sigurojnë vaksinat. “Nuk kemi asnjë arsye për të pranuar se brezi i ardhshëm i virusit do të jetë më i lehtë për t’u përballuar nga sistemi ynë imunitar. Ky është një evolucion i vazhdueshëm dhe sapo ka nisur”, raporton A2news.

Vitin e ardhshëm, Sahin parashikoi se do të ketë dy programe vaksinimi, dozë e tretë për ata që janë vaksinuar dhe sigurim i vaksinës për njerëzit që kanë nuk kanë mundur ta marrin atë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments