
Shefi i Zyrës së OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë një nismë për heqjen e tabelave nëpër rrugët e veriut dhe në gjithë vendin, të cilat janë të shkruara në çirilicë.
Davenport ka thënë se OSBE përkrah Komisionerin e Gjuhëve në Zyrën e Kryeministrin në përcaktimin e respektimit të përputhshmërisë gjuhësore sipas legjislacionit në fuqi.
Ai ka thënë se hapat për zëvendësimin e tabelave duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e tij.
“Hapat për zëvendësimin e tabelave që tregojnë emrat e vendeve në gjuhët zyrtare duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e tij”, ka shkruar Davenport.