Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeSHBA, Shqipërisë: Kapni trafikantin. Një shqiptar i Malit të Zi është dënuar...

SHBA, Shqipërisë: Kapni trafikantin. Një shqiptar i Malit të Zi është dënuar për trafik droge në SHBA

Autoritetet shqiptare u informuan nga amerikanët për të arrestuar trafikantin Aleksandër apo Leksi Vulaj, i cili mbasi u dënua nga gjykata e Michiganit qëndroi në vendlindje në Malin e Zi ku ndonëse kishte një vendim gjyqësor nga drejtësia amerikane lëvizte krejt lirshëm në kufirin e gjelbër nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri.

 

Ky informacion ju përcoll Shqipërisë në datën 25 gusht.

Në dosjen e vendosur në dispozicion TCH kuptohet amerikanët e konsiderojnë urgjente kërkesën për arrestimin e Vulajt mbasi sipas DEAS , ai hynte periodikisht në Shqipëri duke lënë rregullisht Malin e Zi që nga ana tjetër nuk pranon ekstradimin e shtetasve në SHBA .

Ai pritet ta bëjë këtë gjë në të ardhmen e afërt përshkruajnë amerikanët dhe ky parashikim nuk vonoi të zbatohej mbasi 42 vjeçari e kaloi kufirin pesë ditë më vonë ku dhe e prisnin prangat.

I dyshuari i Deas që ndërkohë po e vëzhgonte përmes njësisë hetimore JOINT SHIELD, rezulton se prej 2019 , vepronte nga Tuzi duke urdhëruar shpërndarjen e drogës kokainë në distriktin lindor të Michiganit . Mes të tjerash malazezi Vulaj organizoi dërgesën dhe dorëzimin e 10 kilogramëve kokainë në këtë distrikt që u zbulua nga agjentet e Deas, që sakaq po e përgjonin kur konfirmonte dërgesat në një rast edhe të lëndës opioid .

Por biseda më e rëndësishme e monitoruar nga DEA është rrëfimi për partneren që e vlerëson si më të besuarën mbasi ajo mblidhte paratë e drogës.

E dashura e tij pastronte para duke hapur 350 depozita bankare me blerë 750 mije dollarë.

Gruaja i transferonte shumat në llogaritë e motrës të të akuzuarit e cila jeton në Karolina. Për nëntë muaj e fundit ajo kishte ekzekutuar 15 transferta ndërkombëtare me vlerë 300 mijë dollarë.

Aleksandër Vulaj do dalë para gjykatës të premten dhe për të prokuria kërkon arrest me burg derisa të shqyrtohet kërkesat për ekstradimin e tij drejt SHBA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments