SHBA ka autorizuar një paketë të re armësh dhe pajisjesh për Ukrainën me vlerë 300 milionë dollarë, ka konfirmuar Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Ndihma ushtarake shtesë, e cila përfshin predha artilerie, obus, raketa dhe municione, shënon mbështetjen e 37-të të Pentagonit për Kievin që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit të kaluar.
Do të jetë një nxitje e mirëpritur për Ukrainën, pasi ajo përgatit kundërsulmimin e saj kundër forcave të Moskës, raporton skynews.
Blinken tha se paketa e fundit do të “ndihmojë Ukrainën të vazhdojë të mbrohet me guxim përballë luftës brutale, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë”.
Ai shtoi se SHBA dhe aleatët e saj “do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën, për aq kohë sa të duhet”.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord rreth një marrëveshjeje prej 1 miliard eurosh për të blerë predha shumë të nevojshme për Ukrainën.