Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaSHBA-ja thotë se Irani ka sulmuar një cisternë me lëndë kimike afër...

SHBA-ja thotë se Irani ka sulmuar një cisternë me lëndë kimike afër Indisë

Një dron i lëshuar nga Irani ka goditur një cisternë me lëndë kimike në Oqeanin Indian mëngjesin e së shtunës, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

“Anija motorike, CHEM PLUTO, me flamur të Liberisë, në pronësi japoneze dhe e operuar nga Holanda, u godit rreth orës 10:00, sipas kohës lokale, në Oqeanin Indian, 200 milje detare nga brigjet e Indisë, nga një sulm me dron i kryer nga Irani”, tha një zëdhënës i Pentagonit për agjencinë Reuters.

Incidenti vë në pah tensionet e përshkallëzuara rajonale dhe një rrezik të ri për linjat detare pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – ndaj Izraelit, gjë që ka nxitur luftën.

Qeveria iraniane, por edhe forcat militante aleate të saj në Jemen, publikisht kanë kritikuar operacionin ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës. Si pasojë e sulmit fillestar të Hamasit, në Izrael janë vrarë 1.200 persona, ndërkaq nga luftimet në Gazë janë vrarë mbi 20.000 palestinezë.

Nuk është raportuar për viktima si pasojë e sulmit me dron dhe zjarri i shkaktuar në cisternë është shuar menjëherë.

Irani ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments