Saturday, November 23, 2024
HomeBotaShBA-ja s’ka plan për ta qëlluar raketën kineze: Shpresojmë të bjerë në...

ShBA-ja s’ka plan për ta qëlluar raketën kineze: Shpresojmë të bjerë në oqean

Ushtria amerikane nuk ka plan për t’i qëlluar mbetjet e një rakete të madhe kineze, e cila pritet të futet në atmosferën e Tokës këtë fundjavë, tha sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin.

Duke folur para gazetarëve, shefi amerikan i Mbrojtjes tha se shpresa është që raketa të bjerë në ujë dhe se sipas vlerësimeve të fundit, ajo do të bjerë në sipërfaqen e Tokës mes së shtunës dhe të dielës.

“Ne e kemi aftësinë për të bërë shumë gjëra, por nuk kemi një plan për ta qëlluar atë në momentin kur po flasim. Kemi shpresi se do të bjerë në një vend ku nuk do ta dëmtojë ndokënd. Shpresojmë në oqean ose në një vend të ngjashëm”, shtoi ai.

Raketa “Long March 5B” u lëshua më 29 prill nga ishulli kinez, Hainan, dhe me vete e barti modulin Tianhe, në të cilin ka mjete për jetesë për tre anëtarë ekuipazhi të stacionit të ardhshëm hapësinor të Kinës.

“Aerospace Copr” ka thënë se pret që mbetjet e raketës të bien në ujërat e Oqeanit Paqësor, afër ekuatorit të Tokës, pasi të kenë kaluar afër qyteteve amerikane, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Gazeta kineze, “Global Times” shkroi se raportet se raketa është jashtë kontrollit janë hiperbolizim perëndimor dhe se nuk ia vlen që të bëhet panik për këtë situatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments