Saturday, November 23, 2024
HomeBotaShBA-ja shënon uljen më të madhe të lindjeve në gati 50 vjet

ShBA-ja shënon uljen më të madhe të lindjeve në gati 50 vjet

Shtetet e Bashkuara kanë pësuar rënie të shkallës së lindjeve për 4 për qind, që është ulja më e madhe në gati 50 vjet, sipas një raporti qeveritar.

Shkalla e lindjeve u zvogëlua në mesin e të gjitha racave dhe etnive dhe gati në të gjitha grupmoshat, thuhet në raportin që pritet të publikohet të mërkurën, shkruan The Guardian.

Numri i lindjeve te gratë më të reja ka shënuar ulje për vite të tëra, sepse shumë prej tyre e kanë shtyrë kohën për t’u bërë nënë dhe kanë krijuar familje më të vogla. Shkalla e lindjeve te gratë në të tridhjetat dhe në të dyzetat ishte duke u rritur, por trendi shënoi ulje vitin e kaluar.

Shtetet e Bashkuara dikur ishin në mesin e pak shteteve të zhvilluara me shkallë mesatare të lindjeve prej mbi 2.1 fëmijë për një grua, gjë që siguronte që secila gjeneratë kishte fëmijë të mjaftueshëm për t’i zëvendësuar.

Megjithatë, shkalla e lindjeve ka qenë në rënie për më shumë se dhjetë vjet dhe vitin e kaluar ra në rreth 1.6, që ishte niveli më i ulët që është shënuar ndonjëherë.

Shifrat e reja sugjerojnë se gjenerata e tanishme nuk do të ketë fëmijë të mjaftueshëm për ta zëvendësuar atë. Raporti është i mbështetur në mbi 99 për qind të certifikatave të lindjes që u lëshuan vitin e kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments