Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaSHBA-ja furnizon Ukrainën me pajisje kundër armëve kimike dhe biologjike

SHBA-ja furnizon Ukrainën me pajisje kundër armëve kimike dhe biologjike

Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës maska gazi, kostume “hazma” dhe furnizime të tjera për tu mbrojtur nga një sulm i mundshëm rus me armë kimike ose biologjike.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki konfirmoi ndihmën të premten. Ajo tha se ndihmat janë ofruar në kohën e paralajmërimeve se Rusia mund të përdorte armë të tilla për të kundërshtuar rezistencën e ashpër të Ukrainës gjatë pushtimit dhe mund të komplotonte një operacion “flamur të rremë” për të justifikuar një sulm të tillë, raporton nypost.

“Në përpjekje për të ndihmuar partnerët tanë ukrainas, SHBA-ja po i siguron qeverisë së Ukrainës pajisje dhe furnizime shpëtimi që mund të përdoren në rast të përdorimit të armëve kimike ose biologjike”, tha Psaki, duke konfirmuar një raport të mëparshëm të POLITICO-s.

Ishte e paqartë të shtunën se sa pajisje mbrojtëse dhe furnizime të tjera janë dërguar nga SHBA-ja ose sa synon të sigurojnë.

Materialet pritet të shkojnë në Ministrinë e Shëndetësisë së Ukrainës, e cila kërkoi ndihmë nga amerikanët dhe aleatët e saj.

Shtëpia e Bardhë nuk ka ofruar prova se Rusia po planifikon një sulm të tillë, por presidenti amerikan, Joe Biden javën e kaluar tha se SHBA do të përgjigjet fuqishëm nëse presidenti rus, Vladimir Putin përdor armë kimike në pushtimin e Ukrainës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments