Xherdan Shaqiri dhe Noah Okafor kthehen në stërvitje një ditë pas humbjes nga Brazili.
Humori mes lojtarëve që nuk luajtën një natë më parë ose që luajtën pak kohë është i relaksuar, ndërsa këtë gjë e rritën edhe prezenca e Shaqirit dhe Okafor.
“Megjithatë, pas ngrohjes, të dy stërviten individualisht. Disa vrapime më të gjata janë në program për të rritur pulsin, të ndjekura nga disa ushtrime me topin dhe masa individuale rehabilitimi”, shkruan Blick për gjendjen e dyshes.
Okafor ka probleme muskulore, ndërsa Shaqiri me muskujt mbi gju.
Shaqa ka gjasa të mëdha që të jetë në fushë ndaj Serbisë, pasi pushimi ndaj Brazilit ishte një masë paraprake, ndërsa Okafro vështirë të jetë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.