Friday, October 18, 2024
HomeSportShaqiri: Jam shumë i lumtur me transferimin te Lyoni, është një klub...

Shaqiri: Jam shumë i lumtur me transferimin te Lyoni, është një klub që dëshiron të fitojë trofe

Xherdan Shaqiri është prezantuar te Lyoni.

 

Lyoni para pak ditësh ka kompletuar transferimin e Shaqirit nga Liverpoolit për rreth 10 milionë euro.

Sulmuesi sot u prezantua si futbollist i Lyonit, ku u shpreh shumë i lumtur me aventurën e re.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, projekti i klubit është fantastik, me shumë potencial. Më pëlqen shumë trajneri i ri Peter Bosz, ekipi ka shumë potencial, është skuadër që dëshiron të fitojë tituj”, tha fillimisht ai.

“Unë jam gati të ndihmoj klubin. Unë jam duke shikuar përpara që të ndihmoj futbollistët e rinj, jam i bindur që mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku”, shtoi ai.

“Unë mund të luajë në disa pozicione. Është trajneri ai që do të vendos për pozitën time, unë do të jap më të mirën time në çdo ndeshje”, përfundoi Xherdan Shaqiri.

Shaqiri pritet të ketë shumë tepër hapësira te Lyoni se sa që kishte tek Liverpooli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments