Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka konfirmuar kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit.
Totaj tha se për këta e ka përkrahjen e shumë qytetarëve të Prizrenit dhe të degës së PDK-së në Prizren.
“Mendoj se ajo punë ka vetëm se pritet të zyrtarizohet dhe atëherë tek do të fillojmë me plane konkrete me shpalosje të programit të konceptit e kështu me radhë”, tha Totaj në ATV.
Kujtojmë se mbrëmë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka konfirmuar se do të jetë kandidate për t’i hyrë garës për të marrë drejtimin e Prizrenit.