Këtë vendim të GJND-së, Shala po e quan disfatë finale të Serbisë në raport me Kosovën, për të cilën tha se më shumë e kërkoi vetë me pyetjen që ia kishte bërë kësaj gjykate në vjeshtën e vitit 2008, njofton Klam Kosova.
“Në vjeshtën e vitit 2010, pra, ka qenë e mundur të ndodhë ajo ‘Prerja finale’ e akomodimit ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës, duke pasë si bazë të veten Vendimin e ICJ-së. Ky me gjasë ka qenë ai rasti i fundit që tema e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë të përmbyllet brenda një afati disavjeçarë, duke arritur aty ku është dashtë, me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
Meqë kjo nuk ndodhi për shkaqe pak a shumë të njohura për të gjithë, thotë Shala, dialogu ka hyrë në decenien e dytë derisa në Kosovë, askush nuk ka më durim që edhe për tjera vite të tëra të vazhdohet me të pa mbërritur sa më parë që është e mundur te ai qëllimi i përcaktuar qëmoti – marrëveshja finale me bazë njohjen reciproke.
Këtë vendim të GJND-së, Shala po e quan disfatë finale të Serbisë në raport me Kosovën, për të cilën tha se më shumë e kërkoi vetë me pyetjen që ia kishte bërë kësaj gjykate në vjeshtën e vitit 2008.