Tuesday, November 26, 2024
HomeLajme“S’është kapiteni, është kryeministri”, Kurti përcolli 50 qytetarë që u përzgjodhën për...

“S’është kapiteni, është kryeministri”, Kurti përcolli 50 qytetarë që u përzgjodhën për udhëtimin e parë pa viza

Kosovarët nga sot kanë nisur të udhëtojnë pa viza për në vendet e zonës Schengen.

Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësja e tij, Donika Gërvalla paradite ishin në aeroportin “Adem Jashari”.

Disa udhëtarë të përzgjedhur nga Qeveria për ta bërë udhëtimin e parë pa viza, dëgjuan zërin e Kurtit kur u bënë gati të nisen drejt Austrisë.

“Mirëdita të gjithëve! Ky nuk është kapiteni juaj, por kryeministri juaj. Fillimisht urime vitin e ri. Sot është dita e parë e vitit 2024, por njëkohësisht është edhe dita e parë e udhëtimit pa viza”, iu lajmërua atyre kryeministri.

Ai iu kërkoi atyre që të mos i thejnë rregullat e liberalizimit të vizave, që përcaktojnë qëndrim deri në 90 ditë në zonën Schengen përbrenda 180 ditëve.

“Mos qëndroni më shumë se 90 ditë përbrenda 180 ditëve, sepse, siç e dini, liritë kanë rregulla”, iu tha Kurti atyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments