Sunday, November 24, 2024
HomeBotaSerwer: Jam skeptik se do të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës dhe...

Serwer: Jam skeptik se do të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer ka deklaruar në Prishtinë se rruga më e mirë në fund të dialogut do të ishte njohja e Kosovës nga Serbia. Mirëpo, eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, është pesimist se do të ketë njohje reciproke Kosovë-Serbi në një të ardhme të afërt.

 

“Sa i përket qëllimit përfundimtar ne vazhdojmë të besojmë se është njohja e ndërsjellë ajo që do ta lë pas këtë çështje dhe do të hapë rrugën drejt Evropës”, ka deklaruar sot Palmer, gjatë vizitës në Prishtinë.

Por, kjo nuk u dëgjua nga emisari i BE-së,  Miroslav Lajçak, i cili tha se qëllimi i dialogut është normalizimi i raporteve mes palëve.

“Ky vit ka potencial të jetë vit i mirë në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ka një rritje të interesimit për rajonin në mesin e udhëheqjes së BE-së dhe shteteve anëtare. Do të ketë samit të BE-së në tetor dhe këto platforma janë mundësi e mirë që të ecet përpara për Ballkanin, përfshirë Kosovën”, ka deklaruar Lajçak, i cili bashkë me Palmer qëndroi për vizitë dy ditore në Kosovë.

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer thotë për RTV Dukagjinin se pavarësisht që Administrata Biden e ka marrë më seriozisht punën e dialogut, nuk pret njohje në një të ardhme të afërt.

“Nuk mendoj se mund të arrihet shumë përtej një marrëveshjeje për t’u takuar në qershor, por do të befasohesha nëse mund të ndodhë ndonjë zhvillim tjetër nga këto takime. Unë mendoj se Administrata e Biden është shumë më e përkushtuar në njohje e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës brenda kufijve të saj aktual, por dyshoj se kjo do të ndodhë së shpejti. Më së miri të pyesni Lajçak dhe Palmer. Disa marrëveshje të reja për gjëra të tilla si njerëz të zhdukur dhe financa janë të mundshme, por unë dyshoj se do të ketë një marrëveshje për njohjen”, tha ai.

Takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, pritet të mbahet gjatë qershorit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments