Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaSerwer: Edhe Serbisë duhet t’i kërkohet një Asociacion për shqiptarët e Luginës

Serwer: Edhe Serbisë duhet t’i kërkohet një Asociacion për shqiptarët e Luginës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen më 14 shtator në Bruksel, për të diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe Aneksin e saj.

Një ndër 11 pikat e cila është më e vështira për t’u zbatuar nga pala kosovare është ajo e 7-ta dhe që ka të bëjë me themelimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.

“Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës”.

Profesori amerikan në universitetin “John Hopkins”, Daniel Serwer, thotë se një Asociacion i ngjashëm me atë që po i kërkohet Kosovës, duhet t’i kërkohet edhe Serbisë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Reciprociteti është rregulli i parë i diplomacisë”, thotë ai për Klankosova

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments