Një grabitje tjetër ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, në rrugën “Isa Kastrati”.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë për lajmi.net se rasti ka ndodhur rreth orës 21:20 në një market në lokacionin e lartëcekur.
Sipas dyshimeve të para, Ahmeti ka bërë të ditur se grabitja dyshohet është kryer nga tre persona.
“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.