Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaSerbia: Zgjedhjet nuk mund të organizohen në Kosovë

Serbia: Zgjedhjet nuk mund të organizohen në Kosovë

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të Serbisë (KRZ) ka njoftuar të enjten se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, derisa ka sugjeruar që serbët e Kosovës me shtetësi të dyfishtë dhe me të drejtë vote do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në jugperëndim të Serbisë, përkatësisht në qytetet që janë afër kufirit të Kosovës – Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Kryetari i këtij komisioni, Vladimir Dimitrijeviq, ka thënë se serbët që jetojnë në Kosovë do të mund të votojnë në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Turin më 17 dhjetor, raporton REL.

Ai ka shtuar se kanë marrë një njoftim se “nuk është e mundur të zbatohet një procedurë zgjedhore në Kosovë që do të ishte në përputhje me rregulloret ligjore”.

Ka qenë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që ditë më parë ka thënë se që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve serbe duhet kërkesë nga Beogradi dhe marrëveshje në mes të dyja shteteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments