Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeSerbia liron Rrahim Musliun që e arrestoi për shqiponjën dykrenare në veturën...

Serbia liron Rrahim Musliun që e arrestoi për shqiponjën dykrenare në veturën e tij

Dje  është liruar nga arresti Rrahim Musliu, shtetasi i Kosovës i cili ishte arrestuar në Serbi me 24 maj 2023 gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi duke u kthyer në Gjermani.

Ai ishte arrestuar nga policia serbe pasi që në pjesën e pasme të veturës së tij kishte vendosur simbolin kombëtar të Kosovës, shqiponjën dykrenare.

Gjykata e Lartë e Beogradit, më 26 maj 2023 i kishte shqiptuar masën e paraburgimit për 30 ditë, ndërsa, Prokuroria e Gjykatës së Lartë të Beogradit kishte ngritur akuzë për ‘nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare,’ të përcaktuar sipas Kodit Penal të Serbisë.

Gazeta Express raporton se ankesa e avokatit mbrojtës kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë të Beogradit për shqiptimin e masës së paraburgimit për 30 ditë është miratuar sot nga paneli i apelit i Gjykatës së Lartë të Beogradit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments