Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSerbët e RS-së kundër NATO-s: Mbështesin akordin me Serbinë dhe Rusinë

Serbët e RS-së kundër NATO-s: Mbështesin akordin me Serbinë dhe Rusinë

Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik njoftoi së fundmi se nuk do të lejojë që Bosnja të hyjë në NATO. Fjalët e tij shkaktuan debate, sidomos pasi pak më herët, një zyrë e Ambasadës Ruse u hap në Banja Lukë; si dhe u nënshkrua deklarata e bashkëpunimit ndërkufitar me Serbinë.

“Jam i sigurt se mund të arrijmë marrëveshje bazuar në mirëkuptimin reciprok se kemi interesin kombëtar për të mbrojtur. E drejta jonë për autonomi këtu në Bosnje e Hercegovinë është e bazuar në marrëveshjen e Dejtonit dhe e garantuar në kushtetutë”, deklaroi Darko Matijaseviç, ish-ministër i Brendshëm i Republika Srpska.

Pavarësisht pranisë së euro-skeptikëve në rajon, anëtarësimi në BE gëzon mbështetjen e shumicës së popullsisë në Bosnje.

“Unë dua të hyjmë në Bashkimin Evropian pasi dua të udhëtoj pa marrë pasaportën me vete”, deklaroi një qytetar.

Influenca e Rusisë në Republika Srpska po rritet, por qeveria në Sarajevë do që të besojë se Moska nuk do të ndërhyjë aq shumë në vend.

“Rusia ka vet shumë probleme dhe nuk ka kohë të luajë me problemet e Bosnje e Hercegovinës. Bosnja është një vend sovran dhe Rusia e di këtë, e dinë të gjithë. Republika Srpska nuk mund të bllokojë gjithë vendin, askush nuk po ua kërkon atyre këtë dhe mendoj se më e mira është që ata të kujdesen për problemet e tyre ekonomike”, deklaroi Ramo Isak, ministër i Brendshëm, Bosnje e Hercegovinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments