Thursday, November 21, 2024
HomeShëndetësiSëmundjet që dëmtojnë nyjat, artriti dhe artralgjia

Sëmundjet që dëmtojnë nyjat, artriti dhe artralgjia

Dhimbjet në organizëm mund të ndahen në shumë kategori të ndryshme që shpesh shkaktojnë konfuzion jo vetëm te pacientët por edhe te njerëzit e tjerë.

Le të marrim rastin e dhimbjes së kyçeve dhe nyjave të cilat shpesh ngatërrohen me njëra tjetrën. Këto dy sëmundje njihen si artriti dhe artralgjia.

Përkufizimi i saktë i dy sëmundjeve

Sipas organizatave të ndryshme shëndetësore, artriti dhe artralgjia kanë ngjashmëri por edhe ndryshojnë nga njëra tjetra. Artralgjia përkufizohet si dhimbje e kyçeve dhe nyjave por pa u shoqëruar me ënjtjen e tyre. Artriti përkufizohet si inflamacion i kyçeve, pra dhimbje dhe ënjtje e tyre, transmeton AgroWeb.

Artralgjia prek kyçet dhe nyjat në zona të ndryshme të trupit, përfshirë: duart, gjunjët dhe kyçet. Artriti nga ana tjetër, shkakton ënjtje dhe ngurtësim të kyçeve, ligamenteve, muskujve, tendinave dhe kockave por edhe dhimbje. Ajo që mjekët shpjegojnë është se njerëzit që vuajnë nga artriti, në të njëjtën kohë mund të diagnostikohen edhe me sëmundjen tjetër.

Simptomat e dy sëmundjeve

Simptomat e këtyre dy sëmundjeve mund të mbivendosen, sidomos kur bëhet fjalë për:

• ngurtësimin,
• dhimbjen e kyçeve,
• skuqjen,
• vështirësi në lëvizjen e kyçeve.

Pavarësisht mbivendosjes së simptomave, artriti dallon nga sëmundja tjetër sepse ka simptoma shtesë, ku përfshihet:

• deformimi i kyçeve
• humbje e masës kockore
• paaftësi në lëvizshmëri,
• dhimbje shumë të forta nga fërkimi i kyçeve me njëra tjetrën.

Shkaqet dhe faktorët e rrezikut

Dhimbjet e kyçeve si pasojë e artritit mund të jenë rezultat i :
• komplikacioneve të shkaktuar pas një lëndimi fizik,
• mbipeshës dhe obezitetit,
• osteoartriti,
• artritit reumatoid, falë të cilit imuniteti dobëson kyçet dhe vetë-nxit inflamacionin dhe ënjtjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments