Sunday, November 24, 2024
HomeSportSelmani: Jam krenar që luaj për Kosovën

Selmani: Jam krenar që luaj për Kosovën

Ekipi i Kosovës po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e radhës.

 

Kosova do të jetë mysafire e Suedisë më 9 tetor, ndërsa tre ditë më vonë më 12 tetor e pret Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri”.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes po vazhdon me përgatitjet para këtyre ndeshjeve.

Futbollisti që pritet të debutojë me Kosovën në këto ndeshje, Astrit Selmani është shprehur krenar që do të luajë për ‘Dardanët’, ndërsa komentoi edhe përballjen me Suedinë.

“Suedia është një ekip fizik. Ata janë të fortë në korner dhe goditjet e lira. Kanë një mentalitet fitues si ekip”.

“Jam i gatshëm për lojë dhe për ndeshjen kundër Suedisë. Të gjithë më kanë pritur mirë dhe më lehtë ishte të vij në Kosovë se diku tjetër. Jam krenar që luaj për Kosovën”.

“Në Suedi ka shumë shqiptar dhe besoj se do të vijnë shumë, shpresoj të vijnë sa më shumë”, tha Astrit Selmani.

Selmani ishte i ftuar edhe në ndeshjet e shtatorit, por që nuk luajti asnjë minutë pasi nuk ishte i pajisur me pasaportë.

Astriti është në një formë shumë të mirë këtë sezon dhe pritet ta ndihmojë shumë Kosovën në repartin e sulmit.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments