Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSelmanaj: Raportet me SHBA-të, nuk duhet të jenë me korrespodencë dhe me...

Selmanaj: Raportet me SHBA-të, nuk duhet të jenë me korrespodencë dhe me episode

Deputeti i Lidhjes Demoraktike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të jenë me korrespodencë dhe me episode.

 

Ai këto komente i bëri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se kur na i dhurojnë 55 automjete të blinduara për ushtrinë tonë, kur na i ofrojnë mbi gjysmë miliona vaksina për të na shpëtuar nga virusi COVID-19, Kurti me zë të lartë përmend Amerikën, por sipas tij, kur duhet të sillet me përgjegjësi të larta shtetërore për të zbatuar zotimet e përbashkëta atëherë fut kokën në rërë dhe dërgon vendin në labirinthe me shumë të panjohura.

“Para 1 viti Qeveria e Kosovës me Kryeministrin Hoti, bëri hapin e duhur me rëndësi historike  për vendin duke nënshkruar marrvëshjen e inicuar nga partneri ynë kryesor SHBA, dhe pastaj të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington në prani të presidentit Trump”, u shpreh ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments