Wednesday, October 30, 2024
HomeLajmeKosovaSelmanaj, Kurtit e Osmanit: Do përfundoni si udhëheqësit më mediokër të historisë...

Selmanaj, Kurtit e Osmanit: Do përfundoni si udhëheqësit më mediokër të historisë së Kosovës

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani në lidhje me rritjen e numrit të rasteve dhe fataliteteve të COVID-19 në Kosovë.

 

Selmanaj ka hedhur kritika të ashpra ndaj dy liderëve duke thënë se të njëjtit kanë lënë qytetarët në mëshirë të fatit pa vaksina.

Sipas tij, mjekët, inspektorët e policët janë pa shtesa teksa krejt çka po bëjnë Kurti e Osmani është fajësimi i të tjerëve.

“Jeni ngritur në politikë me mashtrim dhe viktimizim dhe të tillë do përfundoni, si udhëheqësit më të turpshëm dhe më mediokër të historisë më të re të Kosovës”, ka shkruar Selmanaj.

Postimi i plotë i tij:

A ka më keq?!

Kryeminstri fajëson popullin thotë që do gjashtëfishoj numrin e inspektorëve dhe do të zgjasë orarin e punës së policëve për të t’ju shqiptuar gjoba dhe disciplinuar qytetarët. Presidentja sot paska fajësuar shtetin zvicran për mos vaksinim të bashkëatdhetarëve tanë, e nga ana tjetër lajmet mortore nga Covid 19 nuk kanë të ndalur.

Vetëm binomi Kurti – Osmani nuk kanë asnjë faj vetëm?!

Po si nuk keni turp?!

I keni lënë qytetarët nën mëshirën e zotit pa vaksina, policët, mjekët, inspektorët pa shtesat e merituara dhe në fund fajësoni të tjerët.

Jeni ngritur në politikë me mashtrim dhe viktimizim dhe të tillë do përfundoni, si udhëheqësit më të turpshëm dhe më mediokër të historisë më të re të Kosovës.

Ju kemi thënë me kohë, por nuk na besonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments