Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSelim Selimi: Presidentja Osmani e painformuar për vettingun

Selim Selimi: Presidentja Osmani e painformuar për vettingun

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka komentuar deklaratën e djeshme të presidentes Vjosa Osmani për Vettingun.

 

Selimi e ka quajtur Osmanin të painformuar.

“Më vjen keq që Presidentja godet për vetting pa qenë e informuar. E lus që të konsultohet me profesionistë”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Ish-ministri Selimi ka shtuar se e kupton se Osmani duhet “me e mbrojtë” kryeministrin Albin Kurti.“E kuptoj që duhet me gjetë një pikë goditjeje me e mbrojtë KM por mos të kapet për shkatrrimin total të mundësisë së forcimit të sistemit të drejtësisë e që quhet veting”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Ndryshe, presidentja Osmani dje në një konferencë për media tha se nuk pajtohet me raportin e Këshillit Evropian, ku konstatohet se Vettingu paraqitet shqetësim serioz.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments