Thursday, March 6, 2025
HomeLajmeKosovaSekretari i NATO’s diskuton me kancelarin gjerman në ardhje: Lidershipi juaj kyç,...

Sekretari i NATO’s diskuton me kancelarin gjerman në ardhje: Lidershipi juaj kyç, jetik investimi më i madh në mbrojtje

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, në diskutim me kancelarin gjerman në ardhje, Friedrich Merz, ka theksuar rëndësinë që të investohet në mbrojtje. Rutte gjithashtu shprehet se udhëheqja e Merz do të jetë vendimtare.

Këto detaje Rutte i ka dhënë në rrjetin social “X”, nga ku shprehet që mezi pret vizitë zyrtare me Merz.

Gjithashtu flet edhe për vazhdimin e ndihmës për Ukrainën.

Postimi i tij i plotë:

Patëm një diskutim të mirë jozyrtar me Friedrich Merz mbi prioritetet e NATO-s sot. Është jetike që të investojmë më shumë në mbrojtje, të rrisim prodhimin e mbrojtjes dhe të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Udhëheqja juaj do të jetë vendimtare. Mezi pres t’ju mirëpresim për një vizitë zyrtare në të ardhmen!

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments