Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha të shtunën se ai dhe ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba kishin mbajtur një takim të përbashkët me homologët e tyre amerikanë për herë të parë.
“Ne diskutuam çështjet aktuale dhe bashkëpunimin në drejtimet politike dhe të mbrojtjes midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara,” tha Reznikov në Twitter, duke postuar një fotografi të takimit në Varshavë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken dhe sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin.